Sport

Barcelona mbetet pa Gavi-n, do të marrë 5 milionë euro nga FIFA!

FIFA do t'i paguajë Barcelonës rreth pesë milionë euro për shkak të dëmtimit të Gavi-t.

21 Nëntor 2023, 21:03 Nga DOSJA

Barcelona mbetet pa Gavi-n, do të marrë 5 milionë euro nga FIFA!

SPANJE - Futbollisti i klubit katalanas ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e xhiros së fundit të kualifikimeve të Grupit “A” për Kampionatin Evropian 2024 mes Spanjës dhe Gjeorgjisë (3-1). 

Ai ka këputur ligamentet e përparme të kryqëzuara të gjurit të djathtë, për të cilin do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

Ai do të bëjë një pushim nga shtatë deri në nëntë muaj, si dhe do të mungojë në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Barcelona mbetet pa Gavi-n, do të marrë 5 milionë euro nga FIFA!

Gavi luajti 15 ndeshje për Barcelonën këtë sezon, 13 prej të cilave i nisi në formacionin si titullar.  Mesfushori i Barcelonës shënoi një gol kundër Villarrealit në Primera dhe kundër Antwerp në Champions League, si dhe regjistroi një asistim. 

Që nga debutimi i tij për ekipin e parë të Barcelonës në moshën 17-vjeçare në gusht 2021, Gavi ka luajtur gjithsej 111 ndeshje dhe ka regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll