Sport

“Vallëzimi i fundit” - Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi sërish kundër njëri-tjetrit!

Sot u publikua informacioni se Al Nassr i Ronaldos dhe Inter Miami i Messit do të luajnë një “blockbuster miqësore” në shkurt të vitit të ardhshëm...

21 Nëntor 2023, 21:47 Nga DOSJA

“Vallëzimi i fundit” - Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi

SHBA - Dy futbollistë, që kanë shënuar jo vetëm një dekadë e gjysmën e fundit në futbollin botëror, por janë edhe në krye të listës së futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave (gjithmonë do të ketë debate se kush është më i miri nga më të mirët) së shpejti do të dalin sërish në fushë kundër njëri-tjetrit.

Cristiano Ronaldo kundër Leo Messi!

Portugezi i famshëm tani luan me Al Nassr saudit, Messi pas largimit nga Paris Saint-Germain në ligën MLS, në Miami, por edhe pse shkuan në vende të ndryshme të botës, shumë shpejt rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish!

Domethënë, sot u publikua informacioni se Al Nassr i Ronaldos dhe Inter Miami i Messit do të luajnë një “blockbuster miqësore” në shkurt të vitit të ardhshëm, pra vetëm pas tre muajsh.

Ky takim spektakolar do të organizohet në Riad të Arabisë Saudite, por data e saktë dhe detaje të miqësores do të specifikohet më vonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll