Sport

Reshjet e dendura të shiut në Podgoricë, ndërpresin ndeshjen eliminatore Mali i Zi - Shqipëri, për "Euro 2025" të U-21...

I takon UEFA-s që të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e sfidës Mali i Zi - Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e 'Euro 2025' për U-21.

21 Nëntor 2023, 17:50 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut në Podgoricë, ndërpresin ndeshjen

MALI I ZI - Ka zgjatur vetëm 30 minuta sfida eliminatore e Europianit U-21 mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, pasi reshjet e dendura të shiut e kanë bërë të pamundur vijimin e ndeshjes, rezultati i së cilës ishte 0-0.

Shiu dhe terreni i rënduar shoqëruan ndeshjen nga fillimi, teksa me kalimin e minutave dhe shtimin e intensitetit të reshjeve në Podgoricë, u bë e pamundur që të vijonte ndeshja.

Arbitri thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 30 minutash u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por topi nuk lëvizte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s, vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit.

Tashmë i takon UEFA-s që të caktojë një tjetër datë për zhvillimin e sfidës Mali i Zi - Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e 'Euro 2025' për U-21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2023, 11:55

Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

FRANCE - Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të ...