Sport

Spanjolët garantojnë se Real Madridi e ka përcaktuar pasardhësin “ideal” të Ancelottit

Trajneri italian Carlo Ancelotti është emëruar për të komanduar ekipin brazilian

21 Nëntor 2023, 10:27 Nga DOSJA
Spanjolët garantojnë se Real Madridi e ka përcaktuar

SPANJE - “Sport” raporton këtë të martë, se Real Madrid tashmë e ka përcaktuar Roberto De Zerbin, trajnerin e Brighton, si zëvendësuesin “ideal” të Carlo Ancelottit në krye të stolit madrilen.

Sipas të njëjtit burim, ‘merengët’ janë në kërkim të një pasardhësi të Ancelottit, i cili së fundi thuhet se do të drejtojë kombëtaren braziliane. Atij i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe në këtë kuptim, tek De Zerbi, klubi “los blancos” sheh kandidatin që i përshtatet më së miri për vendit të lirë.

Kjo edhe për faktin se italiani e ka zakon të punojë me lojtarë më të rinj, diçka që mund ta bënte edhe në klubin spanjol, i cili ka emra si Bellingham, Vinícius Jr, apo Rodrygo.

Pavarësisht se janë në një "fazë fillestare", thotë i njëjti botim, negociatat midis “merenguesve” dhe De Zerbi duhet të shohin përparim të rëndësishëm në javët e ardhshme.

Duhet theksuar se Roberto De Zerbi ka spikatur si trajner i Brighton sezonin e kaluar (22/23), duke e çuar skuadrën në vendin e 6-të në Premier League dhe Europa League. Skuadra angleze këtë sezon zë vendin e 8-të në kampionat pas xhiros së 12-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll