Sport

Arteta përzgjedh Messin: “Nuk kemi parë askënd tjetër të bëjë atë që bën ai”

Trajneri i “Topçinjve” përfshiu në renditjen e tij Lionel Messin, Cristiano Ronaldon, Ronaldo Fenomenin, Diego Maradona dhe Johan Cruyff.

21 Nëntor 2023, 11:47 Nga DOSJA
Arteta përzgjedh Messin: “Nuk kemi parë askënd tjetër

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i është përgjigjur një pyetjeje, se cilët lojtarë do të përfshijë ai në një skuadër simbolike prej 5 lojtarësh.

“Numri një do të duhej patjetër të ishte Lionel Messi, edhe pse nuk kemi luajtur bashkë dhe nuk kam punuar me të. Për mendimin tim ai është lojtari me ndikimin më të madh në historinë e futbollit”,- ka deklaruar Arteta.

“Nuk kemi parë askënd tjetër të bëjë atë që bëri në fushë për kaq shumë vite. Do të përfshija edhe Cristiano Ronaldon, pa harruar Ronaldo Fenomenin, sepse kam qenë i dashuruar me të që fëmijë”,- shtoi trajneri spanjol.

Arteta përmendi edhe emrat e legjendarit Diego Maradona dhe Johan Cruyf, në përzgjedhjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll