Sport

Paige Spiranac, sportistja që konsiderohet më seksi në botë, ngre dorën dhe propozon për t'u bërë analiste golfi për “NBC”...

Ndikuesja e golfit ngriti dorën për të zënë vendin e Paul Azinger

21 Nëntor 2023, 13:30 Nga DOSJA

SHBA - Paige Spiranac një ndikuese plot sharm dhe seksuale, tani mund t’i shtojë diçka tjetër në CV dhe të jetë analistja e re e golfit, për rrjetin televiziv “NBC”.

Pasi “NBC Sports” dhe Paul Azinger, analisti i saj kryesor i golfit, vendosën të ndaheshin pas pesë vitesh, Paige ngriti dorën për të zënë vendin e tij, raportoi “The Post”.

Mesazhi qarkulloi në platformën e mediave sociale, kur një fans i golfit pyeti Spiranac, 30 vjeç, për thashethemet e zëvendësimit të tij një ditë pas largimit të Azinger.

Paige Spiranac u kënaq nga kërkesa dhe u përgjigj: "Unë jam një femër e njerëzve. Dhe njerëzit duan që unë ta zëvendësoj Paul Azinger. Nuk mund të mohohet se do të sillja dy atribute të shkëlqyera. Personaliteti im dhe njohuritë e mia të golfit, natyrisht,"- postoi Paige .

Paige dhe përvoja e saj si analiste sportive

Ndërsa mbetet për t’u parë se ku e çon viti i ri Spiranac, ajo tashmë ka treguar aftësitë e saj në transmetim. Shkurtin e kaluar, Spiranac shërbeu si korrespondente e Super Bowl LVII për "Inside Edition".

Paige Spiranac, sportistja që konsiderohet më seksi në botë,

“Ishte interesante sepse nuk e kisha bërë kurrë këtë më parë dhe nuk kisha stërvitje atje, por ata ishin të mrekullueshëm dhe më ndihmuan në çdo hap të rrugës”,- tha Spiranac për “The Post” në mars.

Sigurisht, ajo e bëri të qartë se përmbajtja dixhitale i pëlqen më shumë. "Unë mendoj se zemra ime është në përmbajtjen dixhitale dhe kjo është ajo që mendoj se bëj më së miri dhe më pëlqen më shumë,"- tha Spiranac.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 21 Nëntor 2023, 11:55

Legjenda franceze lajkaton Kylian Mbappe

FRANCE - Legjenda e futbollit francez, Thierry Henry, ka folur me shumë lajka për Kylian Mbappe, sulmuesin e PSG-së. Kjo erdhi pas golit të ...