Sport

Eden Hazard refuzoi ofertën arabe prej 1 milion euro në javë: “Kam shumë para”...

Sulmuesi belg njoftoi përfundimin e karrierës së tij, në moshën 32-vjeçare, tetorin e kaluar

21 Nëntor 2023, 10:34 Nga DOSJA
Eden Hazard refuzoi ofertën arabe prej 1 milion euro në javë:

ANGLI - John Obi Mikel, një mesfushor nigerian që luajti për pesë sezone me Eden Hazard në Chelsea, tha në podkastin e Rio Ferdinand, të titulluar 'Vibe With Five', se sulmuesi belg hodhi poshtë ofertat nga Arabia Saudite, menjëherë pasi njoftoi fundin e karrierës së tij, kur mbushi 32 vjeç muajin e kaluar.

Obi Mikel shpjegoi se ish-lojtari i Chelseat dhe Real Madridit kishte tre oferta nga Liga Arabe, me një pagë prej rreth 1.1 milionë euro në javë, dhe se ai e pyeti:

“A duhet të shkoj në Arabinë Saudite për të fituar 1,1 milionë euro në javë e më tej? Mikel, unë kam shumë para. Ti e di tashmë si e jetoj jetën unë, nuk shpenzoj shumë, kam para për të jetuar me familjen time dhe për të rritur fëmijët e mi."

Rio Ferdinand, nga ana tjetër, tha se e kuptonte dhe e respektonte vendimin e Hazard.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll