Sport

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në “Globe Soccer Awards” 2023!

Ceremonia gala do të mbahet më 19 janar në Atlantis të Dubai. Klubi është ndër kandidatët për vlerësimin e ekipit më të mirë të meshkujve dhe femrave, përveç që ka nëntë nominime individuale

21 Nëntor 2023, 11:30 Nga DOSJA

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

ARABIA SAUDITE - “Globe Soccer Awards” shpalli sot kandidatët e tyre të nominuar për edicionin e 14-të, duke hapur votimin për fansat për të përcaktuar se kush do të fitojë çmimet. 

Ceremonia gala e “Globe Soccer Awards” 2023 do të mbahet më 19 janar në Atlantis të Dubait, organizuar nga Shoqata Evropiane e Klubeve (ECA), së bashku me Shoqatën Evropiane të Agjentëve të Lojtarëve (EFAA). 

Që nga anketa e parë në vitin 2010, “Globe Soccer” ka krijuar gjithnjë e më shumë kategori dhe ka tërhequr interes më të madh, duke mbledhur 47 milionë vota nga fansat në edicionin e fundit. 

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

FC Barcelona ka marrë gjithsej njëmbëdhjetë nominime në pesë kategoritë e shpallura këtë të martë, ato kryesore të shpërblyera. Në nivel kolektiv, klubi ‘Blaugrana’ është nominuar për ekipin më të mirë të vitit, si në kategorinë e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave.

Në kategorinë e meshkujve, Barça ndan nominimin me Al Ahly, Al-Hilal, Al-Ittihad, Arsenal, Bayern Munich, Benfica, Boca Juniors, Feyenoord, Fluminense, Inter, Man City, Napoli, PSG, AS Roma, Sevilla, Union Berlin, Urawa Red Diamonds, West Ham dhe Wydad.

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

Në kategorinë e femrave, culés janë nominuar së bashku me Ajax, Arsenal, Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Olympique Lyonnais, Portland Thorns, AS Roma dhe VfL Wolfsburg.

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

Sa i përket çmimeve në nivel individual, lojtarët e culés kanë marrë nëntë nominime të tjera të ndara në tre kategori të ndryshme.

Ilkay Gündogan dhe Robert Lewandowski janë nominuar për lojtarin më të mirë të vitit së bashku me Álvarez, Barella, Bellingham, Benzema, Bernardo, Bounou, De Bruyne, Dias, Ederson, Foden, Grealish, Griezmann, Haaland, Kane, Kvaratskhelia, Mbappé Lautaro, , Messi, Min-Jae, Modric, Odegaard, Onana, Osimhen, Rodri, Ronaldo, Saka, Salah dhe Vinícius Jr.

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

Nga ana tjetër, ka shumë gjasa që Aitana Bonmatí të pasojë Alexia Putellas këtë vit si lojtarja më e mirë e vitit. “Topi i Artë” është nominuar së bashku me bashkëlojtarët e saj në Blaugrana, Patri Guijarro, Mapi León, Salma Paralluelo, Asisat Oshoala dhe Fridolina Rolfö. Në kompletimin e listës janë Bright, Caicedo, Carmona, Daly, Debinha, Diani, Earps, González, Hasegawa, Ilestedt, Kerr, Popp, Renard dhe Stanway.

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

Së fundi, Lewandowski është nominuar për 'Lojtari i preferuar i tifozëve' së bashku me Bellingham, Haaland, Kane, Mbappé, Messi, Neymar Jr., Ronaldo, Salah dhe Vinícius Jr.

Njihni pretendentët… 11 nominime për Barçën në

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll