Sport

VIDEO/ Gudelj, ai që “përjetoi vdekjen” në fushë tregon: "Nuk është e lehtë të hysh në fushë dhe të gjesh vendin ku ke vdekur"

Lojtari serb Dragisa Gudelj, u rrëzua në fushë më 25 mars dhe kujton momente dramatike kur u largua nga fusha, pasi pësoi arrest kardiorespirator

21 Nëntor 2023, 10:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Gudelj, ai që “përjetoi vdekjen” në fushë

SPANJE - Pak më pak se tetë muaj më parë (më 25 mars), në një ndeshje kundër Racing de Ferrol, Dragisa Gudelj përjetoi një nga frikësimet më të mëdha të jetës së tij (dhe gjithashtu shkaktoi një nga frikësimet më të mëdha për ata që ishin më afër). 

Në momentet e hapjes së asaj ndeshje, ai u rrëzua në fushë dhe i frikësoi të gjithë nga më e keqja. Ndërhyrja mjekësore rezultoi vendimtare dhe Gudelj mbijetoi, madje u kthye në fushë, pas një procesi rikuperimi dhe vendosjes së një defibrilatori automatik (AED).  Tani, tetë muaj më vonë, futbollisti serbi kujton momentin, sidomos kur u ngrit në mes të një ambulance dhe shprehu dëshirën për të... vazhduar lojën.

"Në atë moment nuk e mendoja. U ngrita, m'u duk vetëm një sekondë, kisha ndërmend të vazhdoj të luaja, sepse nuk doja të largohesha nga skuadra",- kujton mbrojtësi serb, në një intervistë për programi “Gol a Gol”, në të cilin ai u shpreh se aspekti mendor ishte gjëja më e rëndësishme për të qenë në gjendje të performonte përsëri pas kapërcimit të gjithë çështjes së rikuperimit.

VIDEO/ Gudelj, ai që “përjetoi vdekjen” në fushë

"E kisha të qartë se nëse nuk do ta kapërceja pjesën mendore, nuk do të mund të kthehesha kurrë në nivelin tim, ose të vazhdoja të përmirësohesha. Pjesa mendore ishte çelësi i gjithçkaje, sepse këtu hyn frika. Nuk është e lehtë kur futesh në fushë dhe kthehesh në vendin ku vdiqe. Ato caste për muaj ishin mjaft të vështirë, por më bënë të ndryshoja plotësisht si person. Më duhej të ndryshoja çipin", pranoi ai.

Në të njëjtën bisedë, Dragi ka kujtuar edhe thirrjen që ka marrë nga Christian Eriksen, danezi, i cili ka pësuar një problem të ngjashëm gjatë “Euro2020”. “Ishte një telefonatë speciale, unë isha shtruar në spital prej tre ditësh dhe më thanë se duhej të vendosej një defibrilator automatik (AED). Kisha shumë dyshime dhe fola me të për një orë. Ishte shumë e rëndësishme për mua, pasi më hoqi të gjitha dyshimet. Ai kaloi të njëjtën gjë dhe e dinte se çfarë po kalonte. Më ndihmoi shumë. Kam vetëm fjalë të mira për të."

Ish-lojtari i Guimarães, Dragisa Gudelj, ka luajtur 12 ndeshje për Córdoba këtë sezon, në Primera División RFEF, të gjitha me 90 minuta të luajtura.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll