Sport

Pavarësisht kualifikimit për në “Euro 2024”, trajneri çek Silhavy jep dorëheqjen...

Pavarësisht kualifikimit të ekipit të tij në “Euro 2024”, Jaroslav Silhavy njoftoi se po largohej nga posti i tij si trajner i Republikës Çeke, të cilin e mban që nga viti 2018.

21 Nëntor 2023, 00:21 Nga DOSJA
Pavarësisht kualifikimit për në “Euro 2024”, trajneri

ÇEKI - Në detyrë për pesë vjet, trajneri i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy, njoftoi të hënën në mbrëmje se po jepte dorëheqjen nga posti i tij, vetëm pak minuta pasi kombëtarja u kualifikua në “Euro 2024”, duke mundur Moldavinë 3-0. 

“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kisha vendosur tashmë para ndeshjes, që nuk do të vazhdoja më”,- tha ish-mbrojtësi 62-vjeçar për televizionin publik çek në një intervistë pas ndeshjes.

Silhavy, i cili udhëhoqi skuadrën në çerekfinalen e Euros së fundit përpara se të siguronte një vend në turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani, u kritikua për paraqitjen e dobët të ekipit në Grupin “E”, ku ata përfunduan në vendin e dytë pas Shqipërisë, pasi fituan vetëm katër ndeshje nga tetë.

Skuadra çeke u godit gjithashtu nga një skandal më pak se 48 orë para ndeshjes vendimtare kundër Moldavisë, kur tre ndërkombëtarët - Vladimir Coufal (West Ham), Jakub Brabec (Aris Selanik) dhe Jan Kuchta (Sparta Pragë) - u përjashtuan nga kombëtarja, pasi ka kaluar natën nga e shtuna në të dielë në një klub nate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll