Politike

Conte zbulon detaje nga takimi me Ramën: Kemi arritur marrëveshjen për transferimin e të burgorsurve

31 Tetor 2019, 17:13 Nga DOSJA
Conte zbulon detaje nga takimi me Ramën: Kemi arritur marrëveshjen

ITALI- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon sot një takim me homologun e tij në Itali, Giuseppe Conte. Së bashku ata kanë mbajtur dhe një konferencë për mediat, ku kreu i qeverisë italiane tha se ishte arritur dhe një marrëveshje për transferimin e të burgosurve shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali.

Sipas Conte-s një transferim i parë është në nisje e sipër dhe do të plotësohet brenda pak kohe. “Kemi bërë gjithashtu një analizë të bashkëpunimit tashmë të ngjeshur në fushën gjyqësore dhe të policisë, duke ripohuar edhe këtu, angazhimin për të fuqizuar edhe më tej, me vëmendje të veçantë për krimin, për luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Jam i kënaqur të mund të them këtu se kemi arritur edhe një marrëveshje në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptarë. Një transferim i parë është në nisje e sipër dhe do të plotësohet brenda pak kohe”, u shpreh Conte.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne itali giuseppe conte marreveshja rama-conte edi rama edi rama ne itali giuseppe conte marreveshja rama-conte

Sondazh

Poll