Politike

U kërcënua me jetë, flet Rudina Hajdari: Tani jam më e qetë, Parlamenti është më i sigurtë

31 Tetor 2019, 20:11 Nga DOSJA
U kërcënua me jetë, flet Rudina Hajdari: Tani jam më e

TIRANË– Deputetja e opozitës Rudina Hajdari pranon se ndjehet shumë herë më e qetë pas kërcënimit që i është bërë në ambientet e Kuvendit. 

E ftuar në RTV Ora, Hajdari teksa komentoi deklaratën e saj se është kërcënuar me jetë tregoi se hyrja e Kryesisë së Kuvendit është ende shumë e pasigurtë.

Jam pak më e qetë. Thirrja nuk ishte vetëm për mua por gjithë stafin e Kryesisë së Kuvendit. Hyrja e Kryesisë ka nevojë për pak më shumë siguri. Parlamenti është më i siguruar, ndërsa ambjentet e Kryesisë nuk janë aq të siguruara,”-tha deputetja. 

Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se është kërcënuar në zyrën e saj. E prerë ajo i ka kërkuar Kuvendit që të të marrë masa për sigurinë e deputetëve pa pasur ende ndonjë viktimë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kërcënohet rudina hajdari rudina hajdari kërcënohet rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll