Politike

Debatet e brendshme, ish-kreu i PS në Shkodër: Struktura s’është domate që të bëhet salcë, është shkelur statuti me

31 Tetor 2019, 16:37 Nga DOSJA
Debatet e brendshme, ish-kreu i PS në Shkodër: Struktura

SHKODËR- Ish-kryetari i Partisë Socialiste në Shkodër, Ndue Dodaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në strukturat e partisë në këtë qytet. Ai në një reagim në Facebook, flet për zërat se PS e Shkodrës, mund të shkrihet pasi nuk po gjend qetësi me emrimin e një drejtuesi.

Dedaj ka komentuar dhe debatet të forta të krijuara tek mbledhja e sotme mbi emërimin e drejtorëve dhe shprehet se është shkelur statuti i PS-së me të dyja këmbët. Ai shkruan se strukturat e PS nuk janë domate, që të bëhen salcë, sa herë që kërkon i zoti i shtëpisë. “Partia Socialiste ne Shkoder nuk ka patur mbeshtetjen e duhur sepse te deleguarit e partise e kan vlersuar si kalim kohe e jo detyre per te ndihmuar e zgjidhur vishtirsite me plane e pune konkrete”, shkruan me tej ish-kreu i PS në Shkodër.

POSTIMI I PLOTË

Shkrihen strukturat e PS Shkoder.Per cfare?! Per zgjedhjet e kandidatit per Kryetare Bashkie ?!Se srukturat u emruan?! Se pati rezultate te dobta me zgjedhje?! Se drejtuesit e institucioneve (drejtore)i zgjodhen kto struktura?! Se antaret e kshillin bashkiak i zgjodhen strukturat?! Se kryetaret e partise njri pas tjetrit u zgjodhen nga strukturat?!. Duhet nje sqarim per partine e per publikun. Strukturat nuk jane domate qe behen salce kure don i zoti i shtepise. Ka nje”statut” qe thote kure shperndahen strukturat. Me stukturat e PS Shkoder eshte luajt vazhdimisht sepse i duhet dikujt si fasade per te mbuluar dobsite e veta. Partia Socialiste ne Shkoder nuk ka patur mbeshtetjen e duhur sepse te deleguarit e partise e kan vlersuar si kalim kohe e jo detyre per te ndihmuar e zgjidhur vishtirsite me plane e pune konkrete. Partia Socialiste e Shqiperise duhej dhe duhet te hartoje nje projet te vecanet politik e qeverises per Shkodren sepse dhe Shkodra vete ka specifikat e saje ndryshe nga qytetet e tjere e mbi te gjitha edhe per fakt qe ne Shkoder sundon 30 vite Partia Demokratike.Te nderuar drejtues politik per Shkodren pertia organizohet me gjitheperfshirje nga themeluesit der te rinjet pa dallim.Me gupe interesash te ngushte ka perfitime individuale por jo parti te organizuar e qe u sherben interesave te qytetareve.Mbetem me shprese se do e merrni seriozisht kte radhe.Shqiperia ka ndrvoje dhe per Shkodren e Shkodra ka nevoje per Shqiperine njelloj si per Vloren apo Korcen,Durrsin apo Tiranen ,Elbasanin apo Lushnjen,Firin apo Kuksin.etjere qytete te Shqiperise.

PS e Shkdorës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Valdrin Pjetri ishte pasardhësi i tij, por karriera për të do ishte e shkurtër pas publikimit të dokumenteve nga PD për një dënim në Itali. Pjetri u tërhoq nga marrja e drejtimit të Bashkisë Shkdoër dhe u shkarkua bga të gjithë postet në PS. Pas largimit të pjetrit Rama ka komandur 4 drejtues, por një prej tyre Arben Pëllumbi ka deklaruar sot se mund të shkrihet struktura e PS-së në Shkodër. Ai tha se ky vendim është marrë nga Kryesia pas mbledhjes me dyer të mbyllura të PS-së.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndue dedaj ps e shkodres shkrihet struktura e ps-së në shkodër ndue dedaj ps e shkodres shkrihet struktura e ps-së në shkodër

Sondazh

Poll