Politike

Basha përgatitet për zgjedhje, nis takimet me të rinjtë: Të ndjekim shembullin e Kosvës, duhet ndryshim

31 Tetor 2019, 18:23 Nga DOSJA
Basha përgatitet për zgjedhje, nis takimet me të rinjtë:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të rinj, ku është diskutuar alternativa e PD, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në këtë takim ka marrë pjesë dhe kryetari i Forumit Rinor të CDU-së gjermane, Tilman Kuban. 

Basha në fjalën e tij u shpreh se ky takim shënon nisjen e turit të tij kombëtar ku do të zhvillojë biseda me të rinj në qytete të tjera në vend. “Ky vend e ka të gjithë potencialin për të krijuar mjaftueshëm, mirëqënie, punësim, mundësi për gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë”, tha ndër të tjera Basha.

PJESË NGA FJALA

Ky takim shënon edhe nisjen e turit tim kombëtar për rininë. Jam i nderuar për praninë e miqtë tanë nga Gjermania, kryetarit të forumit rinor të partisë tonë simotër, të partisë më të madhe politike në Europë, fuqisë më të madhe politike të PPE-ve, partisë së Kancelares Merkel, Kristian Demokratëve gjermanë, Tlman Kuban dhe delegacionin që e shoqëron, me deputetët dhe dy kryetarët e bashkive, të gjithë të Junge Union. Kemi edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, partisë tonë simotër. Përvoja e Kosovës është një përvojë pozitive. Jemi i njëjti komb në dy shtete të ndryshme, ku në njërin prej këtyre shteteve që është dhe më i riu, brënda një kohe fare të shkurtër vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohëshme. Organizohen këto zgjedhje të parakohëshme në mënyrën më europiane, ka një rotacion normal politik të pushtetit. Kjo tregon se ne shqiptarëve nuk na mungon asgjë. Nuk është faji i shqiptarëve, është kusuri i shqiptarëve, është kusuri i një qeverie që nuk ka lënë askënd më shumë në baltë sesa ju, rininë e këtij vendi. Në tërë dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa prespektivë, me rroga të ulëta minimale, me kosto maksimale të jetës dhe të arsimimit, në një vend me klimë të shkatërruar në një vend me klimë të shkatërruar për ekonominë, për biznesin. Në një vend ku, për fat të keq, fjala e parë dhe kërkesa e parë e shumicës së rinisë, është të largohen nga vendi i tyre. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Sepse ky vend e ka të gjithë potencialin për të krijuar mjaftueshëm, mirëqënie, punësim, mundësi për gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha nis turin e takimeve me te rinjte basha takon te rinjte lulzim basha basha nis turin e takimeve me te rinjte basha takon te rinjte lulzim basha

Sondazh

Poll