Politike

Rama nga Italia: Firmosëm marrëveshje për të ndërtuar terminal për kroçerat. Javët e ardhshme hapim tenderin për aeropo

31 Tetor 2019, 17:26 Nga DOSJA
Rama nga Italia: Firmosëm marrëveshje për të ndërtuar

ITALI- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Itali, ku zhvilloi një takim me homologun e tij, Giuseppe Conte. Pas takimit me Conte-n, Rama mbajti dhe një fjalë në Asamblenë e Shoqatës së industrialistëve të detit, ku tregoi se ka firmosur një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me “Costa Crociere”.

Më tej Rama u shpreh se në javët e ardhshme do të hapet një tender ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës dhe ftoi dhe kompanitë italiane të marrin pjesë.

Kemi firmosur një marrëveshje me kompaninë MSC, për të ndërtuar terminalin e parë modern për kroçerat dhe shpresojmë mirë që me ‘’Costa Crociere’’ të ecim përpara në mënyrë që të mbulojmë si Durrësin, ashtu edhe Vlorën me dy terminalë mjaft modernë, të konceptuar, – si përherë që nga koha e Mbretërisë shqiptare, – nga arkitektë fiorentinë. Në javët e ardhshme do të hapim një tender ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës dhe më vjen mirë që shumë grupe italiane kanë shprehur interes në këtë vazhdimësi të përbashkët”, u shpreh Rama.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja e shoqatës së industrialistëve të detit​ edi rama edi rama ne itali tenderi per aeroportin e vlores asambleja e shoqatës së industrialistëve të detit​ edi rama edi rama ne itali tenderi per aeroportin e vlores

Sondazh

Poll