Sport

Shkuan në një klub nate… Çekia përjashton tre futbollistë nga kombëtarja

Jakub Brabec, Vladimír Coufal dhe Jan Kuchta dolën natën dhe përfunduan 'të përjashtuar' nga kombëtarja; çekët janë ende në garë për një vend në “Euro 2024”

19 Nëntor 2023, 15:28 Nga DOSJA

Shkuan në një klub nate… Çekia përjashton tre

ÇEKI - Jakub Brabec, Vladimír Coufal dhe Jan Kuchta u përjashtuan “me efekt të menjëhershëm” nga grumbullimi i kombëtares së Republikës Çeke, pasi kishin “shkelur rregullat e brendshme”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Česká fotbalová reprezentace (@ceskarepre)

Në një deklaratë, Republika Çeke nuk zbuloi detaje. Megjithatë, sipas shtypit vendas, në këtë rast “Sport.cz”, të tre lojtarët shkuan në një klub nate në Olomouc dhe u kthyen në grumbullimin e ekipit vetëm në orët e para të mëngjesit.

Republika Çeke, në Grupin “E” do të përballet të hënën me Moldavinë, ende në garë për një vend në “Euro 2024”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll