Sport

Familja e Luis Diaz largohet nga Kolumbia, fluturojnë drejt Liverpool-it…

Në vendin latino-amerikan mendojnë se ndryshimi është i përhershëm, por një kushëri i tyre flet, se ata kanë shkuar vetëm për festat e Krishtlindjeve

19 Nëntor 2023, 15:14 Nga DOSJA
Familja e Luis Diaz largohet nga Kolumbia, fluturojnë drejt

KOLUMBI - Familja e Luis Días u largua nga Kolumbia të shtunën e kaluar, pas  ndeshjes së kombëtares me Brazilin dhe udhëtoi për në Angli me një avion privat, të marrë me qira nga Liverpool.

Informacioni është bërë i ditur nga shtypi i vendit dhe është konfirmuar nga agjenti i lojtarit. Udhëtuan bashkëshortja, vajza, prindërit dhe vëllezërit e futbollistit.

Pas rrëmbimit të prindërve të tij nga Ushtria Nacionalçlirimtare, filloi të krijohej mundësia që familja e sulmuesit të Liverpool-it të largohej përgjithmonë nga vendi, edhe pse nëna dhe babai i tij siguruan se nuk kishin ndërmend të largoheshin nga qyteti i Barranquilla-s, ku kanë jetuar gjithmonë.

Tema ka ngjallur një debat të madh orët e fundit dhe 'Blu Radio' ka folur me një kushëri të Luis Diaz. Rosher Brito, ka shpjeguar se familja shkoi në Liverpool vetëm për të kaluar Krishtlindjet me lojtarin. 

"Ata e bëjnë këtë çdo vit dhe tani nuk do të ishte përjashtim. Ata do të kalojnë Krishtlindjet në Angli, me familjen e tyre, për të pushuar dhe rikuperuar energjinë e tyre. Ideja është që ata do të jenë më të relaksuar atje."

Aktualisht nuk ka një datë për kthimin e familjes në Kolumbi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll