Sport

Barcelona po mendon “t’i hapi derën” brazilianit Raphinha…

Në vështirësi të mëdha financiare, Barça duhet të reduktojë listën e pagave dhe për këtë arsye duhet të shesë këtë verë, anësori brazilian Raphinha është një nga lojtarët që mund të largohet.

19 Nëntor 2023, 09:01 Nga DOSJA
Barcelona po mendon “t’i hapi derën” brazilianit

SPANJE - Duke vuajtur financiarisht prej disa sezonesh, Barcelona këtë fundsezoni duhet të luftojë për të ulur listën e pagave në mënyrë që të rekrutojë. 

Edhe këtë verë, klubi katalanas do të duhet të shtyjë disa lojtarë drejt largimit, listë ku përfshihet edhe anësorin brazilian, Raphinha, i cili ka një vlerë të mirë në treg. I vlerësuar në 60 milionë euro, largimi i tij do t'i lejojë Barçës të bëjë një fitim të mirë dhe të rekrutojë më lehtë.

Lajm i mirë për katalanasit, “Fichajes” njofton se ka një interes nga Tottenham për anësorin e brazilian. Për momentin janë marrë vetëm informacione, por nuk mund të përjashtohet një ofertë këtë verë për Raphinhan nga Spurs.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll