Sport

De Gea refuzon propozimin për një “biletë të madhe” nga Al Nassr i Ronaldos: gruaja preferon Inter Miami të Messit...

Portieri spanjol ka mbetur i papunë që nga përfundimi i kontratës me Manchester United në fund të sezonit të kaluar

19 Nëntor 2023, 14:59 Nga DOSJA
De Gea refuzon propozimin për një “biletë të

SPANJE - Gazeta angleze ‘The Sun’ raporton këtë të dielë se David De Gea ka refuzuar një propozim prej 570 mijë eurosh në javë nga Al Nassr i Cristiano Ronaldos, pasi gruaja e tij, Edurne Garcia, nuk dëshiron të transferohet në Arabinë Saudite.

Sipas të njëjtit publikim, këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja televizive më mire, do të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në Miami, pasi portieri spanjol ka në dorë edhe një ofertë nga Inter Miami i David Beckham, ku luan Lionel Messi.

Kujtojmë se lojtari ka qenë i papunë që nga përfundimi i kontratës me Manchester United në fund të sezonit të kaluar, por duhet të kthehet në aksion në janar.

Interesant është fakti se “Djajtë e Kuq” po mendojnë t'i ofrojnë një kontratë afatshkurtër, për 6 muaj, pasi në fillim të vitit do të mbeten pa kamerunasin Andre Onana, për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës. Në garë për nënshkrimin e portierit do të jetë edhe Valencia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll