Sport

Paniku i dëmtimeve në kombëtare, zbret dhe ‘pushton’ ekipet e klubeve...

Klubet dridhen para një “murtaje” që duket se nuk ka fund. Problemet e shumë lojtarëve kanë bërë që futbolli të frikësohet për gjendjen e futbollistëve kur ata luajnë me kombëtaret e tyre.

19 Nëntor 2023, 10:14 Nga DOSJA

Paniku i dëmtimeve në kombëtare, zbret dhe ‘pushton’

ZVICER - Camavinga, Ter Stegen, Oyarzabal, Vinicius, Haaland, Ochoa... Ata janë disa nga futbollistët që janë dëmtuar para dhe gjatë ndeshjes së parë të kombëtareve të muajit nëntor. Ata do të jenë për pak kohë larg fushave të lojës. Askush nuk mund t'i parashikojë dëmtimet, por është e vërtetë që grumbullimi i kombëtareve, udhëtimet dhe ndryshimet në stërvitje, e bëjnë të vetën.

Në botën e futbollit është futur paniku. Dritaret e ndeshjeve të kombëtareve janë kthyer në një dënim për klubet për shkak të dëmtimeve. Ajo që ndodhi në fillimin e këtyre datave të reja të FIFA-s për ndeshjet e ekipeve kombëtare e dëshmon këtë. Vetë Luis de la Fuente, trajneri i Spanjës rrëfeu në fund të ndeshjes kundër Qipros, se fatkeqësia e pësuar nga Oyarzabal bëri që skuadra të vendoste frenën e dorës në lojën e tyre.  “Dëmtimi i Mikelit na ka nxjerrë jashtë loje,”- tha ai.

Paniku i dëmtimeve në kombëtare, zbret dhe ‘pushton’
Mikel Oyarzabal, në momentin e dëmtimit ndaj Qipros

Trajnerët e kombëtareve, ose të paktën ai spanjol, janë të parët që kanë keqardhje të thellë që ndonjë lojtar është dëmtuar, ndërkohë që është klubi që përfundon duke paguar për problemin e vuajtur. Ata e dinë gjithashtu se momentet për të llogaritur lojtarët janë të pakta, por klubet duhet të përfitojnë prej tyre. Kompensimi financiar nuk kompenson.

Në tetor ndër të tjera ranë Neymar, Balde, Aidoo, Danilo, Chukwueze, Koné dhe Nico Williams, ndërsa në shtator ishin Asensio, Dani Olmo, Nico Williams, Sabaly, Rodrigo de Paul, Gundogan, Luca de la Torre që kaluan në infermieri. Me ndeshjet e nëntorit ende për të mbyllur, Vinicius dhe Camavinga, Erling Haaland, së bashku me Betic Sabaly, janë ndër humbësit më të mëdhenj, ndërkohë që lista e futbollistëve të dëmtuar është shumë më e gjatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll