Sport

Apel i rëndësishëm i FSHF-së, për tifozët që do të ndjekin ndeshjen Shqipëri - Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”...

20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë… FSHF kërkon bashkëpunimin e tifozëve kuqezinj që do të ndjekin ndeshjen në stadium, të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre para orës 20:45.

19 Nëntor 2023, 12:00 Nga DOSJA

Apel i rëndësishëm i FSHF-së, për tifozët që

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri - Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve kuqezinj që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në orën 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë…

Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll