Sport

E dashura e Nico Williams, tregon se ai e ka tradhtuar: “Ishin edhe disa të tjera në mes”

Pas ndarjes, Lucía Correa shpjegon gjithçka që ka ndodhur në Twitch

19 Nëntor 2023, 09:23 Nga DOSJA

E dashura e Nico Williams, tregon se ai e ka tradhtuar: “Ishin edhe disa

SPANJE - Siç e dimë të gjithë, marrëdhëniet e futbollistëve me të dashurat zakonisht sjellin shumë probleme pas tyre, sidomos kur ndodh ndarja dhe aq më tepër kur ka pasur të përfshirë palë të treta. 

Ky ka qenë rasti i xhevahirit dhe talentit të ri 21-vjeçar të Athleticos, Nico Williams. Ndërkombëtari i kombëtares spanjole duket se është shumë i suksesshëm edhe në marrëdhëniet e tij romantike, aq sa ish-partnerja e tij, tik-tokerja Lucía Correa, ka siguruar se teksa dilte me të, ai shkonte edhe me të tjera.

Anësori me origjinë ganeze është një person i njohur në rrjetet sociale dhe si çdo lojtar në La Liga, popullariteti është shumë i lartë, prandaj mbi 400 mijë ndjekësit e tij në Instagram, do të thotë se përqindja që ai mund të mbajë një bisedë, ose kontakti me një vajzë rritet. Ajo që askush nuk e di është se pse kur kishte një të dashur, vëllai i Iñaki Williams, kishte marrëdhënie edhe me të tjera.

E dashura e Nico Williams, tregon se ai e ka tradhtuar: “Ishin edhe disa

Ish e dashura e tij, Lucía tregon: "Unë nuk pashë të ardhme për të, ishim bashkë për katër muaj, por mendoj se ato katër muaj të mos kishim ndodhur. Kjo sepse mendoj se ai kishte disa të tjera në rrugë”,- ka shpjeguar ish-partnerja i futbollistit. 

Deklaratat janë bërë në kanalin e streamer-it, YouTuber-it dhe krijuesit të përmbajtjes, Adri Contreras, i cili i është përgjigjur duke u siguruar se “është normale që të largohesh kur nuk sheh të ardhme për të”.

Influencuesja është pyetur se kush ishte ai që bëri hapin për të lënë lidhjen dhe përgjigja e saj ishte, se ishte ajo që vendosi ta linte futbollistin: “Unë, se më tradhtoi”. Ish-partnerja e Nico Williams ka 365.000 ndjekës në Instagram dhe në TikTok ajo ka pothuajse 938.000 ndjekës dhe më shumë se 60 milionë pëlqime në videot e saj.

E dashura e Nico Williams, tregon se ai e ka tradhtuar: “Ishin edhe disa

Lojtari i Athleticos nuk ka komentuar për këtë çështje në një kohë, kur ai është i përqendruar me kombëtaren spanjole, duke u përgatitur për ndeshjen e radhës me ekipin e Luis de la Fuente, i cili këtë të dielë do të përballet me Gjeorgjinë (20:45) në Valladolid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll