Sport

Pas Camavingas, Real Madridi merr edhe një lajm të keq për Vinicius Jr....

Ashtu si Eduardo Camavinga, lajmet nuk janë vërtet pozitive në lidhje me dëmtimin e brazilianit Vinicius.

18 Nëntor 2023, 16:03 Nga DOSJA
Pas Camavingas, Real Madridi merr edhe një lajm të keq për

SPANJE - Real Madridi në këtë pushim ndërkombëtar duket i zymtë. Ndërsa pushimi dimëror është ende larg mbërritjes, me një muaj garë mes ndeshjeve të La Ligës dhe Champions League, klubi ‘los blancos’ po zvogëlohet gjithnjë e më shumë me kalimin e ditëve. 

Francezi Eduardo Camavinga dëmtoi rëndë gjurin e tij dhe do të humbasë të paktën tetë javë gara me një rikthim të shpresuar pas mesit të janarit. Po ashtu edhe për Vinicius, lajmet nuk janë më qetësuese.

Anësori brazilian u dëmtua me Brazilin kundër Kolumbisë, i detyruar të largohej pas vetëm 26 minutash lojë. Dhe lajmi nuk është qetësues, pasi sipas të përditshmes “Sport”, për brazilianin është për t’u harruar viti 2023! 

I dëmtuar nga një “këputje e muskulit përkulës të këmbës së djathtë”, sipas konfederatës braziliane, anësori Vinicius Jr. do të jetë jashtë për të paktën një muaj. Lajm shumë i keq për Carlo Ancelottin dhe Real Madridin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll