Sport

“Djajtë e Kuq” në horizont ‘shohin’ Paolo Maldinin, në postin e drejtorit sportiv...

Paolo Maldini është një gjë e së kaluarës për Milanin, por ka të ngjarë të kthehet në veprim në nivel menaxherial, pasi synohet nga Manchester United për postin e drejtorit sportiv.

18 Nëntor 2023, 09:00 Nga DOSJA
“Djajtë e Kuq” në horizont ‘shohin’ Paolo

ANGLI - Manchester United duket i gatshëm të hyjë në një epokë të re pas 20 vitesh pushtet absolut nga familja Glazer. Mediat angleze raportojnë se Sir Jim Ratcliffe, një nga njerëzit më të pasur në botë, së shpejti do të marrin drejtimin e klubit historik të Britanisë së Madhe.

Ardhja e miliarderit pritet të sjellë edhe disa ndryshime në strukturën administrative të klubit, ku gazetat “Telegraph” dhe “Sun” zbulojnë me publikimet e tyre se Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë shënjestruar nga United.

Manchester United i ri është i interesuar për ish-drejtorin sportiv dhe ish-drejtorin e futbollit të Milanit, të cilët megjithatë kanë në mendje edhe tre emra të tjerë për postin e drejtori i ri sportiv: Friedman Dougi i Crystal Palace, Lee Congerton nga Atalanta dhe Andrea Berta i Atleticos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll