Sport

“Paturpësia e shqiptarit”... E ka cilësuar kështu media serbe festën Ramadanit, që mbante veshur një bluzë me portretin e Adem Jasharit

Shqipëria arriti të kualifikohet në “EURO 2024” falë barazimit 1-1 me Moldavinë.

18 Nëntor 2023, 13:02 Nga DOSJA
“Paturpësia e shqiptarit”... E ka cilësuar kështu

TIRANE - Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i Ylber Ramadanit.

Mesfushori i kuqezinjve, pas ndeshjes në intervistat që ka dhënë për mediat shqiptare kishte të veshur një bluzë, e cila mbante portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit dhe gëzonte me shokët.

Por kjo veshje e Ylber Ramadanit nuk u ka pëlqyer dhe i ka tërbuar serbët, të cilët e kanë quajtur skandaloz festimin e mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

 “Paturpësia e shqiptarit! Ylber Ramadani, festoi me fanelën me imazhin e ish-liderit të UÇK-së famëkeqe, Adem Jasharit”, shkruhet media serbe “Telegraf”.

“Futbolli Ylber Ramadani ka veshur një fanelë me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari”,- shkruhet në një tjetër media serbe, “Republika”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll