Sport

Edhe Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: “Jemi në Euro 2024”...

Lojtari i Chelsea-t konsiderohet një vlerë e shtuar për sulmin e kombëtares së Shqipërisë në finalet e “Euro 2024”, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Gjermani.

18 Nëntor 2023, 11:37 Nga DOSJA

Edhe Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: “Jemi në Euro

ANGLI - Armando Broja i bashkohet festës kuqezi, edhe pse fizikisht nuk është në Moldavi me kombëtaren. Sulmuesi i Chelsea-t ka hedhur një “story” në Instagram me mesazhin “Jemi në Euro 2024”.

Edhe pse nuk ka mundur të japë kontribut në këto eliminatore për fanelën kuqezi, lojtari i Chelsea-t konsiderohet një vlerë e shtuar për sulmin e kombëtares së Shqipërisë në finalet e “Euro 2024”, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Gjermani.

Stafi teknik dhe i gjithë ambienti kuqezi shpresojnë që Broja të marrë sa më shumë minuta te Chelsea dhe të jetë në formë maksimale për eventin e madh që do të zhvillohet verën e ardhshme.

Edhe Armando Broja i bashkohet festës kuqezi: “Jemi në Euro

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll