Sport

MALLKIMI! Penalltitë e humbura të Jorginho: Që nga Zvicra deri te Maqedonia

Madje do të arrinte në katër, duke llogaritur gabimin (i pa rëndësishëm) në serinë finale të “Euro 2020” kundër Anglisë

18 Nëntor 2023, 10:09 Nga DOSJA
MALLKIMI! Penalltitë e humbura të Jorginho: Që nga Zvicra deri te

ITALI - Mallkimi blu nga pika e bardhe vijon për Jorginhon: mesfushori i Arsenalit humbi penalltinë e dhënë për një prekje të topit me dorë nga Serafimov në minutën e 38-të të ndeshjes Itali-Maqedonia e Veriut. 

Për Jorginhon, ishte penalltia e tretë radhazi e humbur me kombëtaren italiane: para kësaj, ato ndaj Zvicrës në fazën kualifikuese për Botërorin e fundit, vendimtare për moskalimin direkt në Katar 2022 dhe detyrimin për të kaluar në “play-off”. Aty “azzurri” u eliminuan po nga Maqedonia. Madje do të arrinte në katër, duke llogaritur gabimin (i pa rëndësishëm) në serinë finale të “Euro 2020” kundër Anglisë.

E megjithatë, trajneri Spalletti, pas ndeshjes deklaroi se edhe në ardhmen, Jorginho do të jetë lojtari që do të paraqitet te pika e bardhe e penalltisë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll