Sport

Rrëfimi tronditës i Barak: "Rrezikova të vdisja, mund të më ndodhte si Eriksen në Euro"

Antonin Barak i Fiorentinës bëri një zbulim tronditës për “Gazzetta dello Sport”, duke thënë se verën e kaluar jeta e tij kishte qenë në rrezik dhe mund të ndodhte ajo që i kishte ndodhur Christian Eriksenit në Europianin e fundit.

18 Nëntor 2023, 09:35 Nga DOSJA

Rrëfimi tronditës i Barak: "Rrezikova të vdisja, mund

ITALI - Rrëzimi i Christian Eriksen në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës kundër Finlandës në “Euro 2020” është një imazh i fuqishëm që do të jetë e vështirë të hiqet nga mendjet e tifozëve të futbollit, me mesfushorin danez që për fat të mirë ai shpëtoi duke rrezikuar jetën e tij dhe ende vazhdon duke luajtur sportin që e do profesionalisht.

Në fakt, rasti i Eriksenit u kujtua nga Antonin Barak, në intervistën e tij për “Gazzetta dello Sport” dhe kishte një arsye serioze për ta bërë këtë, pasi mesfushori çek i Fiorentinës zbuloi se verën e kaluar ishte përballur me një problem shumë të rëndë shëndetësor që i kërcënoi edhe jetën e vet.

“Dukej si një gjë e thjeshtë dhe megjithatë u zhvillua në pneumoni dypalëshe, me rrjedhje në mushkëri deri në perikardit. Shkova në spital dhe qëndrova jashtë fushës për një kohë të gjatë, mund të kisha përfunduar si Eriksen, që nuk u ndje mirë në fushë, gjatë Euros së fundit”,- tha 28-vjeçari çek, i cili ishte një frymë para 1.5 vitesh për t'u transferuar te Napoli.

“Në fund të 2021-2022, marrëveshja me Napolin ishte pothuajse e mbyllur, por ata vonuan shitjen e Fabian Ruith, në vend të të cilit do të shkoja unë. Më në fund, ata pranuan një ofertë për të marrë Ndombele pothuajse falas nga Tottenham.

Në atë kohë isha shumë i zemëruar, por në prapavijë nuk i fajësoj aspak që zgjodhën atë rrugë. Fiorentina ishte kërcimi më i madh për mua dhe jam shumë i lumtur që e bëra”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll