Sport

PRECEDENTI! Pas ndëshkimit të Evertonit, edhe Chelsea dhe Manchester City do të penalizohen me heqje pikësh?

Chelsea dhe Manchester City mund të humbasin disa pikë pasi edhe ato thyer rregullat financiare të Premier League.

18 Nëntor 2023, 12:23 Nga DOSJA
PRECEDENTI! Pas ndëshkimit të Evertonit, edhe Chelsea dhe Manchester

ANGLI - Ndër “Toffees”, morali është në nivelin më të ulët. Evertonit iu hoqën 10 pikë në renditjen e Premier League këtë të premte, për shkak të shkeljes së rregullave financiare të ligës angleze. Autoritetet kritikojnë klubin e Liverpoolit se ka humbur më shumë para. Evertoni, i cili renditej në vendin e 14-t me 14 pikë, tani gjendet i 19-ti… me vetëm 4 pikë.

Mëngjesin e kësaj të shtune, “Daily Mail” shkon më tej për Manchester Cityn dhe Chelsean. Të dy klubet “rrezikojnë të përjashtohen nga Premier League nëse shpallen fajtorë për shkelje të rregullave të FFP-së”, lexohet në raportimin saj. 

“Cityzens” pritet të përballen me 115 shkelje të pretenduara të rregullave financiare, ndërsa Chelsea mund të përballet me një kontroll të shtuar mbi pagesat e supozuara të lidhura me ish-pronarin Roman Abramovich. 

Sipas Borson, një ish-këshilltar financiar i Cityt, kërcënimi për të dy klubet është i rëndësishëm. Nëse përjashtimi nuk ka gjasa, Manchester City mund të humbasë pike. “Premier League ka kërkuar një zbritje të konsiderueshme pikësh për të krijuar një precedent, pasi klubi u akuzua për thyerjen e rregullave financiare në sezonin 2021-22”, sqarojnë mediat angleze. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll