Sport

VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej”, festimet e kuqezinjve me tifozët në "Zimbru" tashmë janë bërë virale…

Gëzimi i kuqezinjve të Shqipërisë pas kualifikimit në “Euro 2024” është bërë viral teksa festojnë me tifozët e tyre pas ndeshjen ndaj Moldavisë

18 Nëntor 2023, 08:00 Nga DOSJA
VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej”, festimet e

MOLDAVI - Një kualifikim i parë në Euro në vitin 2016 ishte më në fund vetëm fillimi për  Shqipërinë, e cila është rikthyer në nivelin më të lartë!

Me barazimin 1-1 që morën ndaj Moldavisë, kuqezinjtë shqiptarët prenë ‘biletën’ për në Gjermani dhe do të jenë një nga 24 skuadrat që do të marrin pjesë në “Euro 2024”.

Pas ndeshjes ishte i dukshëm gëzimi i lojtarëve për kualifikimin në fazën finale, të cilët bënë një festë në fushë para tifozëve të tyre. Thirrjet “O sa mire me qenë shqiptar, o hej” nuk kishin të pushuar në stadiumin “Zimbru” të Kishinjevit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll