Sport

ZYRTARE/ Premier League aplikon zbritjen e 10 pikëve për Everton-in…

Ky është dënimi më i madh, i aplikuar në historinë e kampionatit anglez. “Blutë” e Liverpoolit do ta apelojnë vendimin…

18 Nëntor 2023, 01:00 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Premier League aplikon zbritjen e 10 pikëve për

ANGLI - Premier League njoftoi këtë të premte vendimin për të aplikuar menjëherë një zbritje prej 10 pikësh për Everton-in për shkelje të “Fair Play”-it financiar. 

Ky vendim vjen pas akuzës së bërë në muajin mars ndaj Toffees, pasi të dhënat financiare shënuan humbje prej gati 427 milionë eurosh, kur kufiri është 120 milionë. Pak javë më parë u spekulua se dënimi mund të ishte 12 pikë, por Premier League e ‘uli’ në 10.

Ky është dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë gjatë kampionatit anglez dhe i treti në historinë e Premier League. Deri më tani vetëm Portsmouth (9 pikë në 2009/10) dhe Middlesbrough (3 në 1996/97) ishin penalizuar në këtë mënyrë. Duhet theksuar se ka pasur edhe ‘penallti’ të tjera, si ai i Tottenhamit në vitet 1994/95 (12 pikë), por kjo është aplikuar para fillimit të kompeticionit.

Me këtë zbritje, Everton shkon nga vendi i 14-të, me 14 pikë, shkon në vendin e fundit me vetëm 4 pikë, po aq sa Burnley.

Në një deklaratë, klubi nga Liverpooli ka reaguar duke folur për një penallti “të papërshtatshme dhe të padrejtë”, duke garantuar se do ta apelojë vendimin duke premtuar, nga ana tjetër, se do të “monitorojë me shumë interes vendimet e marra në raste të tjera”. 

Edhe pse nuk i përmend klubet, Everton do t'i referohen emblemave si Manchester City, Manchester United apo Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2023, 19:47 I.A

Në minutat e fundit, barazon Moldavia

lojtaret MOLDAVI- Moldavia ka arritur që të barazojë kombëtaren shqiptare në minutat e fundit të ndeshjes. Vendasit kan&...