Sport

Manchester United/ Krijohen edhe dy proleme të tjera për Ten Haag…

Rashford dhe Onana janë larguar të dëmtuar nga ndeshjet e ekipeve të tyre përkatëse

18 Nëntor 2023, 01:25 Nga DOSJA
Manchester United/ Krijohen edhe dy proleme të tjera për Ten

ANGLI - Marcus Rashford u largua nga fusha në minutën e 61-të të ndeshjes Angli-Maltë, pas një përplasjeje me shokun e tij të skuadrës Trent Alexander- Arnold. Lojtari i Chelseat,  Cole Palmer, zuri vendin e tij dhe debutoi për “Tre Luanët”, të cilët fituan në shtëpi (2-0).

Një lajm tjetër i keq vjen nga kontinenti afrikan për Erik Ten Haag, sepse edhe André Onana u largua me ankesa fizike dhe u zëvendësua në fund të ndeshjes, në fitoren në shtëpi të Kamerunit (3-0) kundër Mauritius.

Ndeshja e radhës e Manchester United është kundër Evertonit në Premier League, më 26 nëntor dhe trajneri holandez mund të ketë dhimbje koke edhe më të mëdha. Përveç Rashford dhe Onana, nëntë lojtarët e tjerë në listën e padisponueshme janë: Christian Eriksen, Rasmus Hojlund, Jonny Evans, Luke Shaw, Tyrell Malacia, Lisandro Martínez, Amad Diallo dhe Casemiro, për shkak të dëmtimeve, si dhe Jadon Sancho, i pezulluar nga klubi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 17 Nëntor 2023, 19:47 I.A

Në minutat e fundit, barazon Moldavia

lojtaret MOLDAVI- Moldavia ka arritur që të barazojë kombëtaren shqiptare në minutat e fundit të ndeshjes. Vendasit kan&...