Aktualitet

Ngjarja TRONDITËSE në Tiranë/ 2-vjeçarja u dogj me cigare nga vëllai, shërbimi social pritet ta marrë në përkujdesje

Familja e saj jeton në kushte të mjerueshme ekonomike.

17 Nëntor 2023, 10:28 Nga A.B
Ngjarja TRONDITËSE në Tiranë/ 2-vjeçarja u dogj me cigare
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja nga ngjarja që tronditi opinionin publik një ditë më parë. Dy vjeçarja e cila u dërgua në spital me shenja djegie në trup, do të merret në përkujdesje nga shërbimi social. Agjentët e Komisariatit nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për përcjellën e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit. 

2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga e halla e saj, sipas burimeve pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t'i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim. Nga hetimet që policia ka kryer deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç. Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës.

Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë. Mbi dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja dhe e dyta mundësia e një abuzimi seksual të mundshëm.

Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht. 2-vjeçarja gjendet në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë në QSUT dhe gjendja është stabël dhe në monitorim./Dosja.al

digjet 2-vjecarja ne tirane tirane

Sondazh

Poll