Aktualitet

Qëndroi vetëm 8 muaj në detyrë, zbulohen arsyet e shkarkimit nga detyra të drejtorit të IKMT, Agim Ismailaj

Vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

17 Nëntor 2023, 09:48 Nga A.B
Qëndroi vetëm 8 muaj në detyrë, zbulohen arsyet e shkarkimit
Agim Ismailaj

TIRANË- Një ditë më parë, Dosja.al raportoi për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismailaj. 'Balkanweb' raporton se vendimi në fjalë, vjen vetëm 8 muaj pas qëndrimit të tij në detyrë. Vendimi ka motivacion zyrtar, që lidhet me performancë të ulët dhe pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë pasur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë./Dosja.al

agim ismailaj

Sondazh

Poll