Aktualitet

Përdhunimi i 16-vjeçares në Kosovë nga mësuesi dhe polici tërheq vëmendjen e ndërkombëtarëve, BBC artikull kushtuar ng

31 Tetor 2019, 14:14 Nga DOSJA
Përdhunimi i 16-vjeçares në Kosovë nga mësuesi dhe

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën, ku një vajzë akuzoi profesorin e saj se e kishte përdhunuar nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave ndërkombëtare. BBC sot i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje, ku tregon me detaje sesi ka ndodhur ngjarja.

Shkrimi në BBC:

Prokurorët e Kosovës kanë akuzuar gjashtë persona për përdhunimin e një të reje që tronditi shtetin ballkanik. Adoleshentja thuhet se është abuzuar nga një profesor i saj dhe më pas nga një oficer policie kur ajo ishte vetëm 16 vjeç. Policia në një njoftim zyrtar tha se ata kishin arrestuar një mësues, një polic dhe një gjinekolog të akuzuar për abortin e paligjshëm që i kanë kryer vajzës, e cila kishte mbetur shtatzënë si rezultat i përdhunimit nga oficeri i policisë. Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e përshkroi rastin si “tragjik”.

Rasti i publikuar për herë të parë nga mediat në Kosovë provokoi zemërim dhe çoi në shpërthimin e protestave për të drejtat e grave përpara drejtorisë së policisë në Prishtinë. Të mërkurën prokurorët thanë se janë gjashtë persona të dyshuar përfshirë një polic dhe një mësues në lidhje me rastin.

Cili është rasti?

Vajza, sipas asaj që raportuan mediat në Kosovë dyshohet se është përdhunuar për herë të parë në vitin 2017 nga mësuesi i saj. Kur ajo raportoi rastin në polici, vajza dyshohet se është përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga oficeri i policisë i caktuar për hetimin e ngjarjes. Kur vajza mbeti shtatzënë, dyshohet se ishte detyruar të shkonte në Prishtinë dhe të kryente abort. Mësuesi dhe polici kanë mohuar akuzat e ngritura. Kur media kosovare “Insajderi” raportoi rastin, qindra gra dolën në rrugët e Kosovës duke kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale. Duke ngritur parulla kundër policisë dhe gjyqësorit, protestuesit akuzuan autoritetet për mosmbrojtjen e të drejtave të grave.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bbc perdhunimi i 16 vjecares ne drenas bbc perdhunimi i 16 vjecares ne drenas

Sondazh

Poll