Aktualitet

Dy shqiptarët përgjakin rrugët në Londër, tentojnë të vrasin 30-vjeçarin me thikë, arrestohen (Emrat)

31 Tetor 2019, 12:26 Nga DOSJA
Dy shqiptarët përgjakin rrugët në Londër, tentojnë

TIRANË– Dy shqiptarë janë arrestuar pasi akzuohen për tentativë vrasjeje ndaj nëj  30-vjeçari.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Londër, ku sipas mediave vendase, dy shqiptarët Arseld Hysaj 22 vjeç dhe Dardan Dollapaj, 20 vjeç kanë marrë thikat dhe janë përleshur me një 30-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Të njëjtat burime shkruajnë se dy shqiptarët kanë tentuar ta vrasin 30-vjeçarin pasditen e të dielës, por më pas kanë rënë në pranga.

I plagosuri ndodhet në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa dy të rinjtë po hetohen për tentativë vrasjeje dhe shumë shpejt do të njihen me masën e sigurisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne londer arseld hysaj dardan dollapaj londer sherr me thika arrestohen shqiptaret ne londer arseld hysaj dardan dollapaj londer sherr me thika

Sondazh

Poll