Aktualitet

Simboli i botës/ U inagurua 7 vite më parë, zbërthehet Globi në Fier, Bashkia: Përbën rrezik për trafikun (VD)

31 Tetor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Simboli i botës/ U inagurua 7 vite më parë, zbërthehet Globi

FIER– Simboli i Botës u vendos ne 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në sheshin Europa Plazza në Fier, duke i dhënë qytetit një pamje tjetër. Globi u inagurua në vitin 2012 në qytetin e Fierit.

Autori i kësaj vepre apo instalacioni ka emrin e Fate Velaj ( deputet i PS ). Vepra eshte realizuar falë financimit prej 40 mije € të Kompanisë së njohur “Albstar ”

Vepra paraqiste një botë në formën e globit, në mes të të cilit qëndron kontinenti blu i Europës. Simboli i Globit në Fier u vendos si shenjë e mikpritjes së këtij qyteti. Instalacioni u realizua me 47 tuba metalikë, simbol i të gjitha shteteve të Europës.

Projekti “Europa Plaza” ka qenë edhe një bashkëpunim i Bashkisë së Fierit me Forum Ëeltoffen International me qendër në Vjenë. “‘Europa Plaza’ ka për qëllim të paraqesë historinë, rrugën, shpresat dhe perspektivat e kontinentit.

Burime prane Bashkisë Fier të pyetur për fatin e kësaj vepre na konfirmuan se:

Në datën 27.08. 2019, Kryetari i Bashkisë ka ngritur një grup pune për gjendjen teknike të objektit Glob. Grupi i punës në raportin e tij është shprehur se: “Objekti është jashtë kushteve për të vazhduar të qëndrojë në këtë pikë të qytetit me fluks trafiku dhe prezencë të lartë të njerëzve, pasi përbën rrezik të vazhdueshëm për jetën e tyre”.

Në këto kushte është vendosur zbërthimi i elementëve të tij.

Globi ka qenë dhuratë nga biznesmeni Sadik Ismaili.

Elementët e zbërthyera të objektit janë vendosur në ambientet të parkut të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të Bashkisë, në lagjen “1 Maji”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e fierit fier zberthehet globi ne fier bashkia e fierit fier zberthehet globi ne fier

Sondazh

Poll