Aktualitet

Foto/ E besonte verbërisht, ky është shoku i fëmijërisë që e ‘shiti’ Eri Zefin tek hasmit, tradhëtia për para

31 Tetor 2019, 11:53 Nga DOSJA
Foto/ E besonte verbërisht, ky është shoku i

TIRANËDosja.al ka siguruar foton e Mikel (Gjovalin) Aliajt, i shpallur tashmë në kërkim për bashkëpunim në vrasjen e Eri Zefit.

Alia është miku i fëmijërisë së 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë pranë Rrugës së Kombit dhe është pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë Zefin tek hasmit, të cilët më pas e rrahën dhe e ekzekutuan me gjashtë plumba.

Burime për Dosja.al tregojnë se Mikel Alia ka qenë paguar nga njerëzit me të cilët Eri Zefi ishte në gjak pasi 34-vjeçari ishte ngujuar prej një viti. Zefi i ruhej një gjakmarrjeje të mundhsme pasi vëllai i tij Ndue Zefi në muajin shkurt të këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca.

Pas këtij krimi 34 vjeçari ishte ngujuar në banesë dhe vetëm një person I besueshëm mund ta nxirrte nga aty. I besuari ka qenë pikërisht Mikel Alia, shoku i fëmijërisë, i cili i ka thënë 34-vjeçarit se kishte gjetur një punë të mirë.

Eja se do marrin ca hashash, kam një punë të mirë,”– mësohet t’i ketë thënë Alia duke këmbëngulur për ta nxjerrë nga shtëpia pasditen e kobshme.

Të dy kanë hipur në një makinë dhe janë nisur për Zall Xhuxhë, por në momentin që kanë dalë nga automjeti u janë afruar dy persona të paidentifikuar. Duke përfituar nga errësira ata kanë ushtruar dhunë ndaj Zefit dhe me pas e kanë ekzekutuar me 6 plumba. Katër i mori në kokë 34-vjeçari, ndërsa dy të tjerët në gjoks.

Më pas viktimën e hodhën 50 metra larg Rrugës së Kombit, në një kanal.

Eri Zefi ishte i martuar me një grua turke dhe vetëm katër muaj para se 34-vjeçari të ekzekutohej kishte sjellë në jetë djalin e tyre të parë.

Nazli Zefi 25-vjeçe ka rrëfyer se burri i saj e kishte shok të ngushtë Martin Ndrecën, që vrau i vëllai dhe se Zefi i trembej hakmarrjes pas këtij krimi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi gjakmarrje ne mirdite mikel alia vrasje per gjakmarrje eri zefi gjakmarrje ne mirdite mikel alia vrasje per gjakmarrje

Sondazh

Poll