Aktualitet

Ulet numri i nxënësve, rrezikon të mbyllet shkolla 9-vjeçare në Kurbin (Foto)

31 Tetor 2019, 12:09 Nga DOSJA
Ulet numri i nxënësve, rrezikon të mbyllet shkolla

KURBIN– Shkolla 9-vjeçare në fshatin Zhejë Kurbin rrezikon mbylljen. Kjo është zbuluar nga një takim poetik me nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Aktiviteti i organizuar me rastin e muajit të letërsisë, në ambjentet e kësaj shkolle komunitare, aty ku nxënësit kanë përformuar me plot talent, ndërsa publicisti kurbinas Cezar Rica i pranishëm në këtë aktivitet ka folur për arritjet në disa komponentë nga nxënësit, të prezantuar në disa aktivitete artistike, kulturore dhe sportive, një meritë e padiskutueshme e drejtores Leze Rrika.

Rënia e numrit të nxënësve nga disa faktorë duket se po çon drejt mbylljes këtë shkollë mjaft të njohur në Kurbin. Ende nuk ka ndonjë vendim nga strukturat e Zyrës Arsimore, por, ajo që pritet kësaj shkolle mund t’i mbyllen dyert, për t’u zhvendosur në një fshat fqinje, duke vështirësuar proçesin e mësimdhënjes për një komunitet të gjërë siç është fshati Zhejë.

Janë vlerësuar disa nxënës me krijimet e tyre poetike dhe artistike, ndërsa janë shfaqur dhe talentet nga komuniteti Rom dhe Egjyptian pjesë e këtij fshati, por që kanë patur dhe përkudesjen e personale të arsimtarëve duke i vlerësuar me çmime të ndryshme.

Leze Rrika drejtore e shkollës ka folur për nivelin në rritje të nxënësve, dhe aktivitetet e larmishme që zhvillojnë mësues e nxënës, dhe komuniteti i zonës, traditë e përvitshme, referuar dhe ngjarjve historike të kësaj zone.

Ndërsa mësuesi pensionist Ndrec Rrika pjesë e këtij aktiviteti, ka treguar për karrierën e tij 47-vjeçare në arsim dhe vështirësitë e që ai është përballur si mësues në disa fshatra të zonës.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet leze rrika ndrec rrika rrezikon mbylljen shkolla ne kurbin shkolla ne kurbin leze rrika ndrec rrika rrezikon mbylljen shkolla ne kurbin shkolla ne kurbin

Sondazh

Poll