Aktualitet

Lihet në burg Tesi Basho, Apeli rokonfirmon masën, i forti i Llanajve s’pranon të shkojë në seancë

31 Tetor 2019, 11:11 Nga DOSJA
Lihet në burg Tesi Basho, Apeli rokonfirmon masën, i forti i Llanajve

TIRANË– Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rikonfirmuar masën e dhënë për Tesilvano Bashon, duke e lënë në burg këtë të fundit.

Më 22 tetor Gjykata e krimeve të Rënda caktoi masën “arrest me burg” për Bashon, por avokati i këtij të fundit ka kërkuar rivlerësim të masës.

Në seancën e sotem të zhvilluar nga Apeli i Krimeve të Rënda është rikonfirmuar e njëjta msë ndërkohë që vetë Tesi ka refuzuar të jetë i pranishëm në sallë. 

Tesilvan Basho uarrestua në një megaoperacion së bashku me të vëllanë e tij Satilno. Tesi është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.

Ai konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë ndërkohë që prej tre vitesh qëndronte në Selenicë pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë në Romë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet tesilvan basho satilno basho tesilvan basho arrestohet tesilvan basho satilno basho tesilvan basho

Sondazh

Poll