Aktualitet

Dhunohen rojet e firmës që do të ndërtojë HEC-in në Mirditë, agresorët djegin edhe 4 makina

31 Tetor 2019, 11:40 Nga DOSJA
Dhunohen rojet e firmës që do të ndërtojë HEC-in

MIRDITË- Dy rojet e makinerive të firmës që do të ndërtojë HEC-et në Mirditë janë dhunuar mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë djegur dhe 4 automjete.

Mësohet se personat e dhunuar janë transportuar në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmë mjekësore, ku edhe po kurohen për frakturat e shumta që kanë marrë në trup, tashmë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore bëjnë me dije se deri në këto momente nuk ka mbërritur asnjë kallëzim nga ana e personave, të cilët u dhunuan në Mirditë.

Banorët e Kaçinarit kanë protestuar vazhdimisht kundër ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë. Ata shprehen se mendimi i tyre nuk është marrë në konsideratë, ndërsa firma ka vendosur makineritë e ndërtimit në zonë pa e konsultuar paraprakisht me ta.

Ata thonë se kanë kërkuar një takim edhe me drejtuesit e Bashkisë së Lezhës, por që nuk janë pritur nga këta të fundit.

Ndërsa, prefekti i Lezhës, Gjok Jaku u ka premtuar banorëve se do të verifikohen të gjitha procedurat ligjore sesi janë dhënë këto leje për ndërtimin e HEC-ve në këtë zonë, pikërisht për të mbrojtur interesat e banorëve të zonës.

Rreth një muaj më parë, banorët e 5 fshatrave u ngritën në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Mirditë. Forca të shumta policie ishin prezent në protestën e banorëve të zonave të Mirditës.  Protestat e banorëve vijojnë të bëhen gjithmonë e më masive, duke kundërshtuar ndërtimin e HEC-eve, ku sipas tyre HEC-et në këtë zonë mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohen rojet e firmes ne mirdite ndertimi i hec-ve ne mirdite protesta e banorëve të mirditës dhunohen rojet e firmes ne mirdite ndertimi i hec-ve ne mirdite protesta e banorëve të mirditës

Sondazh

Poll