Aktualitet

Tentuan të vjedhin karburant në mjetet që punojnë për BayPass-in e Kaninës, arrestohen tre persona në Vlorë

31 Tetor 2019, 13:01 Nga DOSJA
Tentuan të vjedhin karburant në mjetet që punojnë për

VLORË– Tre persona kanë rënë në pranga pasi kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi.

Burime zyrtare bëjnë me dije se tre personat Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë, A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë, A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë afruar në një firmë ndërtimi dhe kanë vjedhur karburantin e mjeteve të parkuara aty pranë.

Bëhet fjalë për mjetet e firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës, por fatmirësisht autorët janë kapur në kohë. Pas një kontrolli në banesat e tyre, policia ka gjetur edhe 1 kg hashash.

Gjithashtu është sekuestruar edhe mjeti me të cilin do të transportohej karburanti.

Njoftimi i policisë Vlorë

Policia vë në pranga 3 shtetas pasi kanë tentuar të vjedhin karburant në një firmë ndërtimi.

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

Ç.Sh., 20 vjeç, banues në Selenicë.

A.E., 23 vjeç, banues në Vlorë.

A.B., 53 vjeç, banues në Selenicë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, Policia ka bërë kapjen e këtyre shtetasve pasi kanë tentuar të vjedhin karburantin e mjeteve të firmës së ndërtimit që po kryejnë punime në BayPass-in e Kaninës.

Menjëherë, pas kontrollit të ushtruar nëpër banesat e tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në banesën e shtetasit A.E.

Gjithashtu, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar automjetin me të cilin do të bëhej transporti i karburantit, si dhe materiale të tjera: 1 kilogramë kanabis, 4 aparatë celularë, bidona, etj.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim në ngarkim të secilit dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit A.E.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne vlore vlore arrestohen tre persona ne vlore vlore

Sondazh

Poll