Aktualitet

105 kg kokainë në enën me rërë brenda furrës/ Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, kapen me 500 mijë euro (VD)

31 Tetor 2019, 10:28 Nga DOSJA
105 kg kokainë në enën me rërë brenda furrës/

Greqi-Operacioni i Policisë  i zhvilluar në Attica të Athinës ka shkatërruar banda e kokainës në Greqi. Nga policia janë arrestuar dy shqiptarë, dhe një kroat pasi janë kapur me 105 kg kokainë dhe 500 mijë euro..Ende nuk bëhen të ditura identitetet e të arrestuarve, por siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sasia e drogës është gjetur në një enë me mbushur me rërë,  brenda një furre në një apartament në lagjen e quajtur Brahami.

Sipas raportimeve, grupi funksiononte në zona të ndryshme të Athinës dhe oficerët e policisë nga Divizioni i Përmbarimit të Drogës Attica ndoqën dhe sekuestruan 105 kg kokainë dhe rreth 500,000 euro para të gatshme, pasi hetuan dhe përdorën informacionet në dispozicion të tyre.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve  Michalis Chrysochoidis, postoi në Twitter një video ku shihet edhe pamjet e operacionit. “Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës”,  shprehet ai.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 shqiptarë në greqi shkatërrohet banda e kokainës në greqi shqiptarët kapen 105 kg kokainë arrestohen 2 shqiptarë në greqi shkatërrohet banda e kokainës në greqi shqiptarët kapen 105 kg kokainë

Sondazh

Poll