Politike

I dalë nga 'Bashkë Fitojmë', kryebashkiaku i Fushë Arrëzit mbështet Ramën për emigrantët: Duam që të presim disa prej tyre

Në letrën drejtuar Ramës, ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, përfaqësuesit të UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi, ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani, Curri shkruan se bashkia që ai drejton mbetet e përkushtuar në ndihmë të emigrantëve.

14 Nëntor 2023, 20:48 Nga I.A
I dalë nga 'Bashkë Fitojmë', kryebashkiaku i Fushë
Hil Curri

FUSHË ARRËZ- Kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit Hil Curri i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama për të mikëpritur emigrantët në bashkinë që ai drejton. Në letrën drejtuar Ramës, ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, përfaqësuesit të UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kaëauchi, ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani, Curri shkruan se bashkia që ai drejton mbetet e përkushtuar në ndihmë të emigrantëve. Po ashtu, Curri i cili doli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, shprehet se Bashkia e Fushë-Arrëzit do të vazhdojë trëditën e saj të mikëpritjes shqiptare.

“E kuptoj se Kryeministri i Shqipërisë, ne bashkëpunim me Kryeministren e Italise, eshte pajtuar qe te lejojè emigrantet nga Italia te qëndrojne ne kampe te vendosura ne Shqipèri, veçanèrisht ne disa bashki te zgjedhura. Dua te shpreh gatishmërinë time dhe deshiren per te strehuar disa prej ketyre emigrantève ne territorin tonë. Fushe-Arrëzi eshtê nje komunitet qe mahnit me nje territor te bukur, qe na mundèson te ofrojmë strehim de mbështetje te pershtatshme per keta individë. Bashkia jone ka nje histori te gjate tê mirëpritjes se vizitorève me duar te hapura. Une ndiej nje krenari te veçante per natyrën e ngrohte dhe mikpritèse te popullit tone, e cila ka qene nje karakteristike e kultures shqiptare per breza të terê. Eshte nje pjese e identitetit tone qe une konsideroj te shtrenjte dhe do te isha i nderuar te zgjeroj kete tradite per emigrantêt ne nevoje. Une jam i gatshèm te punoj ngushte me autoritetet perkatese per te siguruar mirèqenien dhe integrimin e emigrantève te vendosur nën kujdesin tone. Për me tepër, komuniteti i Fushe-Arrezit eshte i gatshëm te japë nje kontribut pozitiv ne jetët e ketyre individeve duke u ofruar nje mjedis mbeshtetes ku ata mund te ndërtojnë jeten e tyre, të gjejne siguri dhe te kene qasje ne burimet e nevojshme. Bashkia jone eshte e gatshme te bashkëpunoje me qeverine, organizatat jofitimprurese dhe organet nderkombetare per te siguruar qè kêta emigrante te marrin ndihmen qe u nevojitet. Une kerkoj me respekt mundesine per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshēm te punoj me vendosmeri per te përmbushur te githa kerkesat e nevojshme dhe per te ofruar njè mjedis te sigurt, mikprites dhe mbeshtetes per këta individe. Ju falënderoj per konsiderimin e propozimit tim dhe pres pergjigen tuaj. Bashkia Fushe-Arrez mbetet e perkushtuar per rolin tone ne mbeshtetjen e atyre ne nevoje dhe pèr te vazhduar traditën e pasur te mikpritjes shqiptare”, shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi disa ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t'i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël./Dosja.al

hil curri shqiperia marreveshje me italine per emi edi rama

Sondazh

Poll