Aktualitet

Greqia nuk ekstradon porositësin Bledar Jambelli, shtyhet seanca për vrasjen e Artan Cukut

31 Tetor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Greqia nuk ekstradon porositësin Bledar Jambelli, shtyhet seanca për

TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën që ishte parashikuar të mbahej sot për dy të akuzuarit për vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Burime zyrtare bëjnë me dije për Dosja.al se seanca është shtyrë për shkak se Greqia ka refuzuar ekstradimin e Bledar Jambellit, i cili ndodhet i arrestuar në shtetin fqinj.

Jambelli akuzohet si porositësi i vrasjes së Artan Cukut, ndërkohë që pala greke ka refuzuar ekstradimin e tij pasi sipas pasi pretendon se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Nga ana tjetër dyshohet se shkak për mosekstradimin e Jambellit mund të jetë bërë edhe mbiemri i tij, si minoritar grek.

Ndërkohë bashkëpunëtor i Jambellit, Kristaq Leci, i cili po ashtu u arrestua në Greqi ka fituar lirinë pak ditë më parë. Në burg vijon të mbetet vetëm ekzekutori Mikel Shallari, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë.

Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.

Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS.

Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar jambelli shtyhet seanca per jambellin vrasja e artan cukut bledar jambelli shtyhet seanca per jambellin vrasja e artan cukut

Sondazh

Poll