Aktualitet

Tentuan të vjedhin magazinën me materiale makinerie, arrestohen dy hajdutët në Elbasan

31 Tetor 2019, 08:43 Nga DOSJA
Tentuan të vjedhin magazinën me materiale makinerie, arrestohen dy

ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për tentativë vjedhje në një dyqan. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale S. B., 25 vjeç dhe F. Q. 21 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës, Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë u kapën duke vjedhur pjesë metalike të një makinerie, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin tip Seat, me të cilin do të bënin transportimin e tyre.

Njoftimi i  policisë: 

Elbasan

Vijon puna nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flangracë shtetasit:

S. B., 25 vjeç dhe F. Q. 21 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës, Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në një magazinë u kapën duke vjedhur pjesë metalike të një makinerie, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin tip Seat, me të cilin do të bënin transportimin e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona elbasan vjedhje ne elbasan arrestohen dy persona elbasan vjedhje ne elbasan

Sondazh

Poll