Aktualitet

Pas dëshmisë në Prokurori/ Marsida Qatja tregon ‘forcën’: Kam 1000 arsye për të buzëqeshur, 100 për të qarë

31 Tetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Pas dëshmisë në Prokurori/ Marsida Qatja tregon

Kavajë- Pas thirrjes në Prokurori për deklaratat se rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës, Marsida Qatja ka dhënë sërish një mesazh në rrjetet sociale.

“Kur jeta të jep 100 arsye për të qarë, ti tregoi se ke 1000 arsye për të buzëqeshur”, shprehet Marsida Qatja në rrjetin e social Facebook, duke treguar kështu se ajo sërish buzëqesh edhe pse ka 100 arsye për të qarë.

Marsida Qatja u bë personazh i njohur pas vrasjes që ndodhi në banesën e saj në Kavajë.  Ajo u vu më 17 tetor nga gjykata e Kavajës nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.

30-vjeçarja Qatja, nënë e tre fëmijëve nga dy martesat e saj, u rimor disa herë në pyetje për të zbardhur shkaqet e vrasjes, por dëshmitë e saj kanë qenë të dyshimta dhe kontradiktore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në Kavajë, ku një konflikt i armatosur përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja.

Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

Arsyet e ngjarjes vijojnë të jenë të pazbardhura. Pistat ku po hetohen janë dy, e para, ajo e xhelozisë dhe e trafikut të drogës. Pak ditë më parë Policia i sekuestroi pasaportën  për të mos e lejuar që të largohet nga vendi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll