Aktualitet

Kanosën një grua dhe 50 mijë lekë/ Arrestohen dy gratë ‘gangstere’ në Shkodër (EMRAT)

31 Tetor 2019, 09:09 Nga DOSJA
Kanosën një grua dhe 50 mijë lekë/ Arrestohen dy gratë

Shkodër- Në prangat e Policisë së Shkodrës kanë rënë 2 gra pasi kanë kanë kanosur një grua dhe i kanë marrë 50 mijë lekë.  Nga Policia janë arrestuar Ersada Fregjaj 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe Merita Bregu 46 vjeçe, banuese po në Shkodër.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Truma”

Arrestohen në flagrancë 2 shtetase për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë finalizimi i operacionit policor të koduar “TRUMA”, si rezultat i të cilit është bërë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy gratë gangstere ersada fregjaj kanosja në shkodër merita bregu arrestohen dy gratë gangstere ersada fregjaj kanosja në shkodër merita bregu

Sondazh

Poll