Politike

Marrëveshja me Italinë, Rama: Këto ditë janë prodhuar gënjeshta për tu përdorur për luftë politike

Duke folur në Forumin e Medias për Europën Juglindore, Rama ka tetheksuar se këto ditë nga mediat janë prodhuar gënjeshta të shumta.

14 Nëntor 2023, 18:56 Nga I.A
Marrëveshja me Italinë, Rama: Këto ditë janë prodhuar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen që nënshkroi me Italinë për emigrantët nga vendet e treta. Duke folur në Forumin e Medias për Europën Juglindore, Rama ka tetheksuar se këto ditë nga mediat janë prodhuar gënjeshta të shumta. Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të përdoren politikisht. 

“Edhe kaq ditë pas nënshkrimit të asaj marrëveshjeje duhet t’i përgjigjem pyetjet për 3 mijë meshkuj afrikanë, që nuk ka qenë kurrë kështu. Kryeministrja italiane tha se gratë shtatzëna dhe të miturit nuk do të përfshihen në këtë program, do të merren dhe do të çohen menjëherë ku mund t’u jepet ndihma e menjëhershme. Nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdoj të mbetet e ngulitur në të gjitha ato fantazi që prodhohen nga këto gënjeshtrave për t’u përdorur pastaj për luftë politike. Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht… Deri në këtë pikë. Pyetja për ju njerëz është si mund të luftohet kjo gjë, dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Ajo që më shqetëson më shumë është se nuk ka më dialog, ka llogore nga ku më pas kryhen sulme”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll