Politike

“Veliaj nuk u paraqit”/ Paditi Berishën për shpifje, gjykata pushon çështjen e “Iranit”

Nga ana tjetër Kaso ka theksuar se qëndrimi i bërë nga Berisha, ka qenë sipas rregullave.

14 Nëntor 2023, 13:20 Nga h.k
“Veliaj nuk u paraqit”/ Paditi Berishën për shpifje,
Ivi Kaso

TIRANË-Gjykata ka pushuar ditën e sotme gjykimin lidhur me padinë për shpifje të Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion veliaj ndaj Kryetarit të Partisë  Demokratike Sali Berisha. Sipas avokatit të Berishës, Ivi Kaso, shkak i pushimit është bërë mos paraqitja dy herë në seancë e Veliajt.

Nga ana tjetër Kaso ka theksuar se qëndrimi i bërë nga Berisha, ka qenë sipas rregullave.

Zoti Berisha e ka bërë të qartë qëndrimin e vet në respekt të të gjithë rregullave. Duhej të ishte akuzuesi që të kishte vullnetin të paraqitej përpara gjykatës.” -tha Kaso.

NJOFTIMI ZYRTAR

1.Viktima akuzuese, ErjonVeliaj, më datë 02.10.2023 ka paraqitur pranë kësaj Gjykate kërkesën për gjykimin e ҫështjes penale me objekt: Deklarimin fajtor tëtë akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvatjes penale të “Shpifjes”, të kryer botërisht në dëm të viktimës akuzuese Erion Veliajn, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

2. Në datën 14.11.2023 ishte planifikuar për t’u zhvilluar seanca pajtimore në respektim të nenit 338 të K.Pr.Penale. Në këtë seancë nuk u paraqit viktima akuzuese Erion Veliaj pa shkaqe të arsyeshme, ndërkohë që i akuzuari Sali Berisha bazuar në nenin 351 pika 1 të K.Pr.Penale pasi kishte marrë dijeni të rregullt për seancën pajtimore me Deklaratën Noteriale Nr. 2797 Rep., dhe Nr. 986 Kol., datë 20.10.2023 kërkoi që seanca të zhvillohej në prani të mbrojtësi të tij të zgjedhur me prokurë të posaҫme.

3. Ndodhur në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 59, 112 dhe 387tëK.Pr.Penale si dhe në vendimin Unifikues Nr. 11, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 76, datë 14.11.2023, vendosi:

Pushimin e çështjes penale me Nr. Regjistri Themeltar 109, datë regjistrimi 02.10.2023, me Viktimë akuzues: ErionVeliaj; të akuzuar: Sali Berisha për veprën penale të “Shpifjes” parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen viktimës akuzuese Erion Veliaj.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

lidhje me iranin erion veliaj sali berisha

Sondazh

Poll